Struktura

SKY RESTORANT

Në katin e 16 të ndërtesës Sky Tower ndodhet Sky Restaurant, një restorant elegant që ofron një pamje admiruese të Tiranës

Sky Restaurant është vendi ideal për të shijuar pjata të përgatitura me passion dhe dashuri nga shefi i guzhinës dhe stafi i seleksionuar, në një vend intim me një pamje mahnitese.

Nga një mengjes i larmishëm e deri te darka speciale dhe e dedikuar, në Sky Restaurant mendojmë për Ju!

SKY PANORAMIC BAR

Në qytetin e Tiranës, aq i veçantë dhe ndonjëhere i zhurmshëm eksiston një vend intim ku mund të shijoni një aperitiv duke vëzhguar dritat e qytetit, perëndimin nga një këndveshtrim iveçantë. Bëhet fjalë për një kapriço të vogël që duhet ta plotësoni, një luks që secili mund t’ja lejojë vetes.

Sky Panoramik Bar është një vend eskluziv dhe tashmë ‘historic’ sepse ka qënë i pari dhe i vetmi në këtë stil.

Pamja mahnitëse prej 360 gradë, duke u rrutulluar ngadalë, nje gote verë, muzika në sfond,do t’ ju bëjnë që të admironi Tiranën vetëm apo në shoqëri. Sky Panoramik Bar është I hapur çdo ditë nga ora 7 në mëngjes deri në mesnatë dhe ndodhet në katin e fundit të Sky Tower .

Mund të rezervoni këtë hapësire për një festë partikolare ose thjeshtë për një takim pune ndryshe, të nderthurur me një happy hour .

Do të ngeleni të kënaqur !

SKY SWEET GELATERIA BAR PASTICERIA

Sky Sweet Gelateria Bar Pastiçeria është tashmë një vend i veçantë dhe original ku mund të filloni ditën plot energji.

Sky Sweet përgatit ne laboratorin e tij akullore artizanale shumë cilësore me një bazë të perbërë nga lëndët e para si qumështi dhe frutat e freskëta .

Yogurti i përgatitur dhe i kontrolluar në mënyre rigoroze shërbehet me frutta te fresketa dhe sipas dëshirës së klientit .

Ketu do te gjeni jo vetem vendin per te shijuar akulloren dhe yogurtin e freskët por edhe ëmbëlsira të shijshme ose një kafe cilesore Illy.

FITNES & RELAKS

Aktiviteti fizik është një rutinë e shëndetshme që stërvit trupin dhe lehtëson mendjen.

Klientët e SkyHotel nuk kanë nevojë të heqin dorë nga përditshmëria e aktivitetit fizik kur ndodhen në Tiranë sepse mund të përdorin Palestrën dhe zonën Relaks.

Ju lutem drejtojuni Recepsionit për t’ju përgatitur saunën ose mundesuar nje masazh nga qendra Kineze që bashkëpunon me hotelin tonë ne orën që ju deshironi.

Copyright © 2018 Sky Hotel - Rruga Ibrahim Rugova, 5, Tirana (Tiranë) - Albania
Website created with ericsoft